Pas pushimit dymujor, BKT Superliga rikthehet në aksion për gjysmë-stinorin pranveror që do të jetë shumë i nxehtë dhe i sheh pesë skuadra në luftë për titull ndërsa pesë të tjera për mbijetesë.
Xhiro e 19-të zhvillohet në vikendin aktual me tri prej ndeshjeve që luhen sot.
Ballkani sfidohet nga Dukagjini në Therandë në një ndeshje mes dy skuadrave kualitative që synojnë ta nisin me pikë aventurën pranverore. Kjo ndeshje transmetohet në Art Sport 1, me fillim nga ora 13:00, nën komentimin e Lirim Pecit.
Në po të njëjtin orar, në Art Sport 2 nën komentimin e Arbon Flugajt, mund të ndiqni ekskluzivisht duelin Drenica - Gjilani që zhvillohet në "Bajram Aliu" dhe konsiderohet si një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave.
Në transmetim në Art Sport 3 do të jetë edhe dueli Drita – Feronikeli, që zhvillohet në Lipjan për shkak të problemeve të Dritës me stadiumin e tyre, teksa komentator do të jetë Emanuell Syla.
Të dielën do të zhvillohen edhe dy duelet e tjera: Llapi - Ulpiana dhe Malisheva - Prishtina.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.