Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi, raporton ekskluzivisht Klankosova.tv
Pas përpjekjeve të shumta të avokatëve, Artan Qerkini dhe Burim Azemi, në mbrojtjen e artistit dhe të drejtat e tij, Gjesti do të mbrohet në liri.
Klan Kosova merr vesh se Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Gjestit, mbi një javë pasi u ndalua mbi dyshimin për incidentin te kompania Onima.
Ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e këtij vendimi, thuhet tutje në dokumentin që e ka parë Klankosova.tv
Qerkini dhe Azemi kanë konsideruar se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s'ka qenë masë proporcionale. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.