Lajmet e fundit

Gazetari Adriatik Kelmendi, gjendet në Izrael, afër kufirit me Gazën.
Kelmendi në emisionin Ora Shtatë të Klan Kosovës ka raportuar drejtpërsëdrejti nga Kibbutz Be'eri, ku ka informuar publikun për situatën aktuale, njofton Klankosova.tv.
“Jam në komunitetin kibbutz, shumë afër Gazës, ku tash për dy javë mbushet një vit prej që ka ndodhur masakra famëkeqe e 7 tetorit, ku shumë terroristë nga pjesa e Gazës, pra të Hamasit, kanë hyrë dhe kanë sulmuar fillimisht të rinj në Festivalin Nova, aty kanë mbytur rreth 400 persona, dhe disa i kanë marrë pengje, ku më pas kanë vazhduar edhe në komunitetet afër”, u shpreh Kelmendi.
Kelmendi ka vizituar edhe zona të shkatërruara nga lufta brenda Izraelit, njofton Klankosova.tv
Ai mes tjerash tha se dje ka qenë dita më e vështirë që kur ka nisur kjo luftë, pas shkëmbimeve të fundit të zjarrit Izrael-Hezbollah.