Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Kosovës do të ndërroj adresë.
Është sekretari i FFK-së, Eroll Salihu që ka konfirmuar lajmin për Klan Kosova.
Prej tash, adresa e re do të jetë prapa “Hotel Victory”.
“Na duhet të investojmë dhe t’i plotësojmë kushtet minimale, e që janë të domosdoshme, për arsye se administrata duhet të zgjerohet”, ka thënë Salihu.
Ata janë bërë me objekt të ri pasi kanë nënshkruar kontrartë me Agjensionin Kosovar për Privatizim.
Deri tash FFK zyret i ka pasur të Shtëpia e Sporteve në rrugën Agim Ramadani.