Ekonomistja Vjollca Nura ka folur rreth deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit lidhur me protestën e bizneseve kosovare.
“Nuk janë më befasi këto lloj deklaratash, përditë po i shohim dhe kanë kaluar në zakon kjo formë e fajësimit të të tjerëve. Është një armiqësi e panevojshme me çdo palë, me çdo palë që e kundërshton dhe një mendim dhe qëndrime të caktuara të formës së qeverisjes apo të kryeministrit”, u shpreh ekonomistja në emisionin “Ora Shtatë”.
Ndër të tjera, Nura tha se shteti e po ashtu edhe qeveria varen nga bizneset private, transmeton Klankosova.tv.
“Bizneset gjenerojnë vendet më të mëdha të punës, numrin më të madh të vendit të punës, gjenerojnë taksa, tatime, ku qeveria nga këto krijon projekte”, tha Nura.
“Është ironike se sa shumë po mundohet të shtyp çdo kundërshtarë te formës së të menduarit”.
https://www.youtube.com/watch?v=YH80a2nOVcM
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.