Parlamenti Evropian të enjten i dha Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit Ilham Tohtit.
Ilham është një ekonomist që lufton për të drejtat e pakicës uguriane të Kinës dhe zbatimin e ligjeve rajonale të autonomisë në Kinë, njofton Klan Kosova.
Në vitin 2014 mbrojtësi i të drejtave të njeriut u dënua me burgim të përjetshëm për akuza të lidhura me separatizmin.
Saharov është çmimi më i lartë për të drejtat e njeriut që jepet nga Bashkimi Europian.
Çmimin Saharov e kanë fituar edhe Adem Demaçi (1991) dhe Ibrahim Rugova (1998).
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.