Ndërmarrësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar mbi 300 mijë vende punë gjatë muajit mars.
Ky është numri më i lartë brenda vitit, derisa lulëzimi i ekonomisë më të madhe në botë është duke vijuar, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Norma e papunësisë pësoi rënie prej 3.8 përqind, derisa shumë sektorë, përfshirë atë të shëndetësisë, ndërtimit dhe përgjegjësitë shtesë qeveritare, ka njoftuar Departamenti i Punës.
Këto vlera shënojnë një tjetër rritje mujore më tepër sesa që pritej. Ekonomistët kanë parashikuar që vendet e reja të punës të jenë te 200 mijëshi.
Për analistët këto të dhëna mund të shtyjnë zbritjen e normave të interesit në Amerikë. FED-i amerikan aktualisht është duke i mbajtur ato në nivelin më të lartë të dy dekadave, në 5.25 dhe 5.5 përqind.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.