Japonia që ka ekonominë e tretë më të madhe në botë, pa Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) të rritet për gjashtë për qind.
Sipas ekonomistëve kjo rritje është dyfishi i asaj që është parashikuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rënia e valutës së jenit dhe numri më i madh i turistëve ndihmuan në ekonominë e Japonisë.
Gjithashtu edhe pagat janë rritur me ritmin më të shpejtë në 28 vite.
Me uljen e vlerës së jenit eksportuesit fituan më shumë, pasi mallrat e prodhuara në Japoni u bënë me çmim më të favorshëm për konsumatorët në mbarë botën.
Po ashtu me heqjen e kufizimeve kufitare, fluksi i turistëve u bë më i madh.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.