Ekonomia e Kinës ka bërë një rritje më të fuqishme sesa që pritej në tre muajt e parë të vitit.
Sipas të dhënave zyrtare, Bruto Produkti i Brendshëm (GDP), u rrit për 5.3 përqind, krahasuar me vitin paraprak, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Kjo ka tejkaluar pritjet që ekonomia e dytë më e madhe në botë të rritej më ngadalë, apo 4.6 përqind. Muajin e kaluar Pekini kishte vënë cakun për një rritje ambicioze prej “rreth 5 përqind”.
Të dhënat e Byrosë Kombëtare të Statistikave treguan gjithashtu se rritja e shitjeve me pakicë në tremujorin e parë - një matës kryesor i besimit të konsumatorit të Kinës - ra në 3.1%.
"Ju nuk mund të prodhoni rritje përgjithmonë, kështu që ne me të vërtetë duhet të shohim familjet të vijnë në festë nëse Kina dëshiron të arrijë objektivin e rritjes prej rreth 5 përqind," tha për BBC Harry Murphy Cruise.
Në të njëjtën periudhë investimet në prona ranë me 9.5 përqind, duke theksuar sfidat me të cilat përballen firmat kineze të pasurive të paluajtshme.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.