Ekonomia e Britanisë së Madhe është tkurrur gjatë muajit të kaluar më shumë sesa pritej.
Kështu tregojnë të dhënat zyrtare, që sipas tyre familjet dhe bizneset po luftojnë me normat e larta të interesit.
Bruto Prodhimi Vendor (GDP) ra për 0.3 përqind në tetor, sipas vlerësimit fillestar nga Zyra Kombëtare e Statistikave, raporton The Telegraph, përcjell KlanKosova.tv
Fillimi i dobët i tremujorit të katërt vjen pasi ekonomia ishte keq në tre muaj deri në shtator.
Drejtori i statistikave ekonomike, Darren Morgan tha se tetori "u përball me tkurrje në të tre sektorët kryesorë", megjithëse goditja në ndërtim u tha të ketë ndodhur si pasojë e “motit të keq”.
Kancelari Jeremy Hunt tha se “Është e pashmangshme që GDP-ja do të ulet ndërkohë që normat e interesit po bëjnë punën e tyre për të ulur inflacionin”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.