Ekipi kombëtar i juniorëve të Serbisë është shpallur Kampion i Evropës në basketboll.
Ata kanë mposhtur Spanjën në finale të kësaj ngjarjeje sportive, në ndeshjen e zhvilluar në Bratislavë. Rezultati i këtij takimi ka qenë 74-62, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Nikola Miskovic i priu Serbisë duke realizuar 23 pikë, Marko Pecarski me 14 pikë dhe 10 kërcime, përderisa Aleksa Uskokoviq pati për serbët 12 pikë dhe nëntë kërcime.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.