Lajmet e fundit

Ekipin e filmit të nominuar për çmimin Oscar, “Shok”, Klan Kosova e ka pritur në aeroport, me të cilët gazetari Kron Sadiku ka zhvilluar edhe intervistë ekskluzive.
Menjëherë pas mbërritjes së tyre, ekipi i “Shok” ishin mysafir në emision “Ora e Pasditës” në Klan Kosova, ku kanë treguar për eksperiencën e tyre në “Oscar.
Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës tha se përmes filmit dhe aktorëve, ekipi ka arritur t’i prek majat e kinematografisë botërore.
“Prej një tragjedie që i ka ndodhë popullit të Kosovës, ne kemi arrit me e fut Kosovën në hartën globale”.
“Vëmendja e medieve botërore për këtë film ka qenë jashtëzakonisht e madhe, dhe kjo gjë na ka bërë krenar”.
Ndër të tjera Zharku ka treguar se në natën e ndarjes së çmimeve defilimi në tepihun e kuq dhe komunikimi me aktorët botëror i ka bërë krenar.
Ndërsa dy aktorët më të rëndësishme të këtij filmi, Andi dhe Lumi kanë thënë se emocionet të cilat i kanë përjetuar në natën e Oscar, nuk do t’i harrojnë kurrë.
E aktori Besnik Krapi tha se pika dhe arma më e fortë e këtij filmi ishin dy djemtë, Andi dhe Lumi.
“Arma më e fortë e përfaqësimit tonë ishin dy aktorët e mrekullueshëm, të cilët edhe në parakalimin e tepihut të kuq e kishin vëmendjen e të gjithëve”.
E në fund, Zharku ka treguar se qëndrimi një javor në Los Anxhelos u ka mundësuar atyre edhe shumë takime me regjisorë e producentë nga studiot e hollivudit.