Lajmet e fundit

Ekipi i Kamala Harris po mbyll ditën e zgjedhjeve me optimizëm për rezultatin e sotëm.
Disa këshilltarë të lartë të Harris, thonë se po shohin shenja pozitive në terren, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ata kanë thënë se kanë vërë re një ndryshim në garë në javën e fundit të fushatës.
Është bërë e ditur se Harris po e kalon ditën duke folur me këshilltarët, por edhe me mbështetësit e saj, përmes telefonit.
Këshilltarët e saj thonë se Harris nuk ka dëshirë të bëjë diskutime për rezultatin e sotëm.