Lajmet e fundit

Filmi ‘’Shok’’ është ai i cili u fut në Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, Live Action Short Film.
E si të tillë aktorët bënë që ky të jetë filmi i parë kosovar që u fut në radhët e të famshmëve botëror për një cmim të tillë, përcjellë Klan Kosova.
I nominuar për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër kjo u konsiderua si momenti më historik për kinematografinë kosovare, ndërkaq kasti i filmit ‘’Shok’’ tashmë po gjendet në Los Anxhelos e që më pak se një javë na ndajnë nga ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘’Oscar’’, përcjellë Klan Kosova.
Por gjatë rrugëtimit të tyre aktorët dhe Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku përmes rrjetit social Facebook, po ndanë përmes fotografive momente të mrekullueshme të vizitave të tyre në Los Anxhelos.
Ekipi i cili shkruajti historinë për kinematografinë kosovare tashmë kanë vizituar edhe akademinë ku shihen teksa janë fotografuar së bashku dhe sipas disa raportimeve interesimi i mediave të huaja ishte i jashtzakonshëm, përcjellë Klan Kosova.
Fotografitë flasin më shumë: