Lajmet e fundit

Anësori i Napolit Jose Callejon thuhet të jetë shumë i kërkuar këtë verë, me Arsenalin dhe Chelsean që po e ndjekin lojtarin.
Një numër i ekipeve të Premier Ligës angleze besohet se janë të interesuara për 28 vjeçarin, Chelsea mendohet ta ketë përgatitur një ofertë prëj 15,5 milionë funteve.
Por, sipas La Gazzeta Dello Sport, Arsenali janë të gatshëm ta mposhtin rivalin e qytetit Chelsea për ish sulmuesin e Real Madridit pasi Arsene Ëenger është i gatshëm ta bëjë një ofertë të fortë.
Liverpool dhe Tottenham Hotspur gjithashtu raportohet se janë në gjurmë të Callejonit këtë afat kalimtar veror.