Stafi shëndetësor i komunës së Rahovecit, gjatë së dielës organizoi ekipe mobile për të vaksinuar mësimdhënësit e kësaj komune.
Megjithëkëtë, ata nuk është se u ra të lodhen fort, pasi vetëm 13 mësimdhënës nga 100 sa ishin në listë shkuan për të marrë kurën kundër COVID-19, njofton Klan Kosova.
Për të parë se si po shkon ky proces në shkollën ‘Isa Boletini’ shkoi edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi.
Ky i fundit tha se në komunën që ai drejton rreth 85 përqind e mësuesve tashmë janë imunizuar.
https://www.youtube.com/watch?v=QuuGfXloI4w
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.