Në kuadër të programit të ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike”, sot nga ora 14:00, mbahet ligjërata me titull “Teoria e gramatikalizimit: dy shembuj nga gjuhët ballkanike” e albanologes së njohur bullgare, Ekaterina Tarpomanova.
Tarpomanova është profesoreshë dhe ligjëruese e rregullt në Universitetin “St. Climent Ohridski” të Sofjes, Bullgari.
Drejtuese e këtij aktiviteti shkencor do të jetë Dr. Afërdita Abdullahi – Dërmaku, ndërsa me një fjalë përshëndetëse do të paraqitet shefi i Degës së Gjuhësisë-IAP, Dr. Abdurrahim Maxhuni.
Ligjërata e albanologes bullgare do të mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik, përkatësisht në sallën e katit të tij të epërm./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.