Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv në INDEP – Institutin për Politika Zhvillimore, vlerëson se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ndodhë pashmangshëm.
Sipas tij më e mira që ka mundur të ndodhë, është që ky shtrenjtim të bëhej gradualisht, nga viti në vit dhe jo përnjëherë.
“Është diçka që në bazë të metodologjisë së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, duhet të ndodhë. Ne nuk prodhojmë energji sa kemi konsum, por varemi edhe nga importi. Është e pamundur që të mos shtrenjtohet”, është shprehur Ejupi në emisionin e ekonomisë, Portofol në KlanKosova FM.
“Në të gjitha paraqitjet kemi paralajmëruar se do të ketë shtrenjtim dhe qeveria është dashur që ta niste më herët shtrenjtimin, por e kanë bërë për votues. Me çmimin e tanishëm është e pamundur që të operohet. Nëse nuk shtrenjtohet atëherë të ketë reduktime. E vetmja mënyrë që të mos ketë shtrenjtim, është që konsumi të bjerë për 30 përqind”.
Sipas tij për të mos u rritur çmimet duhet të vazhdohet me subvencion të faturave, që për të nuk është zgjidhje.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=EwfI3Ko1vXY&t=2s
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.