Lajmet e fundit

Boksieri me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Zvicër, Egzon Maliqaj është në pragë të sfidës ndaj Slawa Spomer e cila do të jetë e vlefshmë për titullin kampion WBO Global, në peshën e mesme apo minus 69 kilogramë.
Ky meç do të zhvillohet me 10 dhjetor në Gjermani, saktësisht në palestrën “RomerHalle” në Heilborn. Maliqaj është 31-vjeçar dhe deri më tani në karrierën e tij ka zhvilluar 12 meçe, ku ka regjistruar 11 fitore, 7 prej tyre me nokaout.
Teksa edhe kundërshtari Spomer ka rekord të mirë pasi ka zhvilluar 16 meqe e ka po aq fitore.
Dueli Maliqaj – Spomer, veq titullit në WBO Global, fituesit do t'i hapë rrugë për t'u ranguar në top 15-she të organizatës më të fort të boksit, WBO.