Në ora 06:18 nesër falet Bajrami, e si çdo herë tjetër, televizioni Klan Kosova vjen me transmetim special nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Në këtë xhami do të ketë edhe ilahi nga Egzon Ibrahimi, i cili përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tregoi se do të ketë ilahi të reja.
Brahimi bëri të ditur se këto ilahi që do të dëgjohen nesër, janë bërë gjatë muajit të Ramazanit.
“I kemi disa ilahi të reja që i kemi bërë së fundmi në muajin e Ramazanit. Ilahitë do të jenë diçka shpirtërore”, u shpreh ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=5n2SdtAEm38
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.