Besimtarët myslimanë po falin namazin e sabahut nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Para tyre, me rastin e festës së Fitër Bajramit, erdhi me ilahi, ilahisti Egzon Ibrahimi, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se namazi i Fitër Bajramit do të falet në ora 06:18, ndërsa Klan Kosova vazhdon traditën e përcjelljes së atmosferës festive në shtëpitë e shikuesve, duke transmetuar drejtpërdrejt ceremoninë e faljes së Bajramit nga Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
https://www.youtube.com/watch?v=klpvgUmDTms
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.