Lajmet e fundit

Ministria e Kulturës në Egjipt e konsideron si hap të madh formimin e çmimit letrar që mban emrin e nobelistit egjiptian Naguib Mahfouz.
Fitues i Nobelit për Letërsi në vitin 1988, Mahfouz shkroi mbi 25 tregime të shkurtra, drama, 34 novela dhe ka lënë pas një trashëgimi të kënaqshme në letërsi.
Ministri i Kulturës egjiptiane ka thënë se shumë shpejt do të vendoset për çmimin dhe për benefitet e shkrimtarit që do ta marrë këtë çmim.
Mahfouz ka qenë shkrimtari i parë arab që ka marrë Nobelin, ndërsa ka vdekur në vitin 2006 në moshën 95 vjeçare.