11.05.2015 · përditësuar para 4098 dite2 min lexim
Në shtator, aktori i bukur George Clooney u martua me avokaten - po ashtu të bukur - Amal Alamuddin.
Clooney 53 vjeçar u martua me 36 vjeçaren Alamuddin.
Sipas hulumtimeve psikologjike, Alamuddin nuk është e vetmja femër që tërhiqet nga meshkujt më të vjetër.
Nisur nga kjo, psikologët këtë tërheqje të femrave e kanë quajtur - “Efekti George Clooney”, transmeton Klan Kosova.
Psikologët thonë se femrat më të reja dhe meshkujt më të vjetër përshtaten sepse fertiliteti te femrat zgjat nga puberteti deri në menopauzë, derisa për meshkujt fillon në pubertet dhe zgjatë deri në mezomoshë.
Argumenti vazhdon: Është një avantazh strategjik për femrat që ta bëjnë për vete një mashkull më të vjetër në moshë, sepse ai ka pasur më shumë kohë të akumulojë resurse sesa femrat e reja. Shto këtu edhe faktin se ai tashmë ka fituar stabiliteti emocional.
Është edhe një faktor tjetër i rëndësishëm.
Një studim që u bë në vitin 2010 nga Fhionna Moore në Universitetin e Dundeee në Skotlandë erdhi në përfundim se sa më shumë që femrat fitojnë pavarësi financiare, aq më shumë tërhiqën nga meshkujt e bukur, por më të moshuar.
Në studimin e saj morën pjesë 37.700 heteroseksualë të moshës 18 deri 35 vjeçare.
Ata e shpalosën statusin e tyre demografik, resurset financiare dhe qëllimet e karrierës, gjihashtu edhe preferencat për personin që duan ta kenë në krah.
Ashtu siç u prit, meshkujt që kishin më shumë të holla preferuan femrat e reja duke i parë si femra më atraktive. Në anën tjetër, femrat që kishin më shumë të holla, patën preferenca për meshkuj më të vjetër.
“Ne kemi supozuar se femrat që fitojnë më shumë të holla do të kenë preferencë për meshkuj më të rinj dhe më atraktivë. Por sipas hulumtimit, femrat që kanë pavarësi financiare ndihen më të fuqishme në zgjedhjen e partnerit dhe kjo i bën ato që të tërhiqen prej meshkujve më të vjetër që janë edhe të pashëm“, ka thënë Moore.
Kjo na kthen te çifti George dhe Amal.
Amal Clooney është krejtësisht e pavarur financiarisht pasi ajo ishte përfaqësuese ligjore e themeluesit të WikiLeaks.
Kjo pavarësi dhe fuqi financiare e ka bërë atë që ta zgjedh cilindo mashkull që dëshiron.
Dhe ajo e ka zgjedhur George Clooney, që emër të mesëm e ka - "Mashkulli më Seksi".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.