Basketbollisti Edon Maxhuni ka pasur një paraqitje fantastike për Kombëtaren e Finlandës në basketboll.
Në fitoren ndaj Zvicrës, Maxhuni kontriboi me 17 pikë, pati katër kërcime dhe dy asistime në 18 minuta sa ishte në parket.
Kjo fitore e kualifikon Finlandën në Kampionatin Europian "EuroBasket 2022".

●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.