Në “Weekend” në Klan Kosova, Edita Doli ka dhënë detaje nga emisioni i saj humanitar“Radar”.
Sipas saj ajo që ka bërë që emisioni i saj të jetë kaq i shikuar është veprimi sipas ndjenjes së saj.
“Unë jam rritë në një familje shumë të madhe me shumë njerëz dhe me shumë mysafir. Edhe jam rritë në frymën e familjarëve të mi që kanë qenë dorë e zgjatur për shumë njerëz. Ne jo rasisht rritemi këta që jemi. Radar është rritë sepse unë kam vepru sipas ndjenjës teme, jo pse njerëzit e dojnë këtë version e duhet me bo”.
“Nuk e kam besu kurrë që Radar ka me qenë humanitar, po dëgjuesit e kanë kthy kah humanizmi”, tha tutje ajo, transmeton Klankosova.tv
Doli ndër të tjerash potencoi se radioja ka ecur me kohën dhe sot radio shpëton jetë, nuk ka mbet më radioja e kohës së përshëndetjeve. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=X3b7mRfmqUg
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.