Në "Banff Mountain Film Festival Kosovo" që pritet të nisë së shpejti në Prishtinë do të prezantohen filma rreth sporteve të ndryshme si skijim ekstrem, sërf, çiklizëm, ngjitje malore, kajak dhe shumë sporte të tjera
Kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij festivali Besnik Shala si i ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova.
"Këtë vit kemi edhe një film që ka të bëjë me paragliding. Edhe pse ka shumë persona që kanë qenë aktivë me vite në këtë sport edhe në Kosovë i njëjti nuk është i popullarizuar ende, andaj shpresojmë që njerëzit do të motivohen edhe më shumë".
Në këtë edicion të dytë të festivalit netët janë të ndara në dy ngjyra.
"Nata e kuqe dhe nata e kaltër janë vetëm në njëfarë mënyre ëndrra ngjyrash që mos me i quajt nata e parë dhe nata e dytë, ndërsa do t’i prezantojmë dy programe me nga tetë filma nga 4 deri në 45 minuta dhe ka llojllojshmëri në të dy mbrëmjet ku do të shfaqen gjithsej 16 filma".
https://www.youtube.com/watch?v=g7qoTh01nVU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.Q
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.