Lajmet e fundit

Skuadra shqiptare, Kosova e Dyseldorfit, po kalon një sezon fantastik në Landesliga Niederrhein të Gjermanisë.
[caption id="attachment_2423120" align="alignnone" width="1023"]
Kosova Dusseldorf pas fitores së fundit ndaj Cronenberg Foto: Jacob Kingsley Amuah[/caption]
Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara në edicionin 2024/25, kjo skuadër e kryeson renditjen tabelare me 33 pikë të grumbulluara, duke arritur kuotën e 10 fitoreve, 3 barazimeve dhe vetëm një humbje.
[caption id="attachment_2423123" align="alignnone" width="1023"]
Tre tifozë të rinj shqiptarë, në mbështetje të FC Kosova Dusseldorf Foto: Jacob Kingsley Amuah[/caption]
Ekipi i shqiptarëve poashtu ka shënuar më së shumti gola në Grupin 1 të Landesligës, plot 42, kurse ka pësuar më së paku, vetëm 12, raporton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2423127" align="alignnone" width="1280"]
Renditja tabelare në Grupin 1 të Landesliga[/caption]
Në përballjen e fundit, Kosova mposhti si mysafire 0-3, ekipin e Cronenberg.
[caption id="attachment_2423130" align="alignnone" width="1023"]
Futbollistët e Kosova Dusseldorfit duke festuar pas fitores
Foto: Jacob Kingsley Amuah[/caption]