12.05.2016 · përditësuar para 3707 dite1 min lexim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ardhur sot në Prishtinë për ta shikuar ndeshjen finale të basketbollit mes Prishtinës dhe Pejës.
Ai ia ka dhuruar Hashim Thaçit, Presidentit të Kosovës, një fanellë origjinale me numër 1 të Etrit Berishës, portierit të Kombëtares së Shqipërisë, transmeton Klan Kosova.
Rama e ka shpjeguar këtë dhuratë në stilin e tij tipik me ironi kreative: “Thaçi është i vetmi që mund ta zëvendësojë Berishën”.
A ka menduar në portierin Berisha, apo në liderin e PD-së, Sali Berishën, kjo mbetet të shihet :)
https://www.youtube.com/watch?v=r8Mp3E6RtrA
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.