“Edi Rama: Neuroestetika e një artisti" e autorit Oltsen Gripshit është promovuar të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Sipas profesorit Ilir Muharremi, kjo monografi flet për pikturat e Edi Ramës, në kontekstin filozofik, rreth asaj se si ndeshen mendja dhe ndjenja, e vetëdijshmja dhe e pavetëdijshmja, derisa tha se pikturat e Ramës janë dritare e impulsivitetit të shpirtit.
Për ta nderuar autorin Gripshin, ishte i pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, dhe profesori Eshref Qahili. /Klankosova.tv

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.