12.08.2022 · përditësuar para 1441 dite1 min lexim
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se nga janari e deri në korrik të këtij viti, 18,820 turistë spanjollë e kanë vizituar Shqipërinë.
Sipas tij, edhe mediat e një gjiganti të turizmit sikur Spanja, i japin zë bukurive e traditës së Shqipërisë, njofton Klan Kosova.
“Edhe mediat e një gjiganti të turizmit si Spanja i japin zë bukurive e traditave të Shqipërisë, ku kulinaria jonë përshkruhet si një kombinim fantastik i kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanike, mes shijeve e aromave të peshkut, erëzave e vajit të ullirit, në faqet e revistës spanjolle ‘The Mediterranean Lifestyle’”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.