“Mallkue qoftë kush s’na do bashkë”, ka qenë njëri prej banerëve të shpalosur sonte në “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki, të cilën kuqezinjtë e fituan 3:0.
Por ajo që ka rënë në sy, është qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Edi Ramës së Shqipërisë. Nga pamjet e publikuara kryeministrat Kurti dhe Rama kanë qëndruar krejt ndaras, transmeton KlanKosova.tv.
Kjo pamje është quajtur e shëmtuar nga analistët në studion e sportit në KlanKosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.