Lajmet e fundit

Ditën e sotme producenti dhe regjisori i “I love Tropoja”, Mamaqi ishte i ftuar në emisionin “Siluete” në RTSH, ku zbuloi më shumë për këtë projekt kinematografik.
Ermali zbuloi se Edi Rama do të luajë rolin e dajës dhe do shfaqet me paruke të zeza, lente dhe syze, e nga ky transformim thuajse nuk njihet.
I pyetur nga moderatorët nëse e ka paguar Ramën, Ermali u përgjigj “S’e kam paguar, erdhi dhe iku pa ngrënë. Kishte tetë badigardë”, shkruan xing.al, transmeton Klan Kosova.
