Edi dhe banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmë kanë dëgjuar deklaratat që Dolce bëri në Grande Fratello, ku tha se nuk ka pëlqim për askënd.
Pas diskutimit, Edi dhe Dolce vendosën që t’i japin fund raportit të tyre, që ata e kanë quajtur njohje.
Në lidhje me këtë është diskutuar sot edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku gazetarët dhanë komentet e tyre në lidhje me këtë situatë.
Disa u pajtuan me mendimin e Sasës, e cila e mbrojti Edin, ndërkaq disa thanë se ky i fundit nuk diti ta shfrytëzojë momentin.
Për Dolcen pati akuza se e ka përdorur emrin e Edit për t’u faktorizuar brenda lojës.
Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=L5_d8rOZTqM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.