Lajmet e fundit

Kur keni një liste të gjatë të gjërave që keni për t’i bërë, sigurisht që nuk ju del kohë që të ushtroheni në fitness. Studimet tregojnë se ushtrimet fizike e rrisin produktivitetin, ju mbajnë në formë dhe ju ndihmojnë të lironi stresin.
Nëse jeni shumë të zënë me punë në zyrë, dhe dita nuk ju mjafton për t’i përmbyllur detyrat tuaja, ju mund të praktikoni ushtrime edhe në zyrë. Kjo që të mënjanoni qëndrimin ulur për një kohë të gjatë.
Rrini në këmbë
Sipas institutit Amerikan të Ushtrimeve, të rrini në këmbë për disa minuta, disa herë gjatë ditës në zyrë, është shumë e shëndetshme. Kështu që, nëse nuk arrini të gjeni kohë për fitness, mundohuni që të rrini sa më shumë në këmbë.
Mbani gjithmonë çantë
Mbajeni gjithmonë çantën me veti, dhe mbajeni në dorë duke e vendosur në mes të krahut, dhe kërruseni bërrylin. Pesha që ka çanta, do t’i shtrëngojë muskujt tuaj dhe kështu ata do të pulsojnë. Në këtë mënyrë do të jetë sikur të keni ushtruar krahët me pesha në fitness. Mundohuni që ta kaloni çantën nga njëra dorë në tjetrën disa herë.
Pini shumë ujë
Gjatë ditës në zyrë pini shumë ujë. Kjo do të ju ndihmojë që të rrini të të hiruar. Është vërtetuar që hidrimi ndihmon në fokusim dhe gjithashtu pirja e shumtë e ujit ju ndihmon të humbni peshë. Gjithashtu, sa më shumë ujë që pini, aq më shumë do të lëvizni për në banjë, kështu do t’i jepni vetes shancën të ecni në korridore, dhe të lëvizni nga karrigia.
Ecni përderisa pritni
Nëse gjatë ditës iu duhet të prisni për ndonjë dokument në zyrën tuaj, mundohuni që gjatë pritjes të ecni.