29.03.2023 · përditësuar para 1195 dite1 min lexim
Edhe sot do të vazhdojë seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.
Seanca pritet të fillojë nga ora 09:30 dhe do të vazhdojë deri në ora 16:00, njofton Klankosova.tv.
Në seancën e djeshme të Shalës ishte e ftuar dëshmitarja e dytë e mbrotur, e identifikuar me numrin gjashtë. Derisa ajo ishte duke folur, ish-komandant “Ujku” i UÇK-së është larguar nga salla me arsyen se është nervozuar nga mënyra si po rrjedhë procesi dhe është në ankth.
Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.
Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.