Lajmet e fundit

Edhe pse është thënë se Michel Platini nuk është dëgjuar të ketë thënë diçka pas vendimit për suspendim nga aktivitet që kanë të bëjnë me futbollin, ai nuk ka qëndruar duarkryq.
Në një qëndrim për Agence France Presse, francezi e ka përshkruar këtë vendim si të ndytë.
Platini ka thënë se përveç se për këtë vendim do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, ai është i përcaktuar që rastin ta çojë edhe në një gjykatë civile për dëmet që i janë bërë personalitetit të tij për javë të tëra për akuza për keqpërdorim të detyrës, transmeton Klan Kosova.