Lajmet e fundit

Shitjet e muzikës së krijuar nga Priince, kanë arritur majat që nga vdekja e tij të enjten që lamë pas, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Albumi The Very Best of Prince dhe The Purple Rain, e mbajnë vendin e parë në play listat amerikane.
Edhe në Britani të madhe, dy nga albumet e tij po ashtu kanë hyrë në top 40-she.
Legjenda e muzikës pop ka vdekur në shtëpinë e tij në Paisley Park në Minneapolis gjatë javës së kaluar. Ai është gjetur i vdekur në katin e parë të shtëpisë së tij.
Familjarët e tij kanë thënë se ai kishte qëndruar zgjuar për 157 orë, apo 6 dit e gjysmë para se të vdiste.