Shqiptarët kudo që janë edhe këtë Vit të Ri do ta kalojnë të mbërthyer para ekraneve televizive.
Krejt kjo për shkak se spektakli gjigant, ai i "Big Brother VIP Kosova" ka rrëmbyer edhe njëherë zemrat e të gjithëve.
Si në edicionin e parë, ashtu edhe në të dytin, ky spektakël erdhi si një projekt madhor që theu tabu.
Kjo gjë ndodhi me Edona James e cila përkundër që me historinë dhe rrëfimin e saj si transgjinore, u përball me paragjykime, i bëri shumë njerëz për vete. Si një karakter me shumë ngjyra, ajo tregoi guxim mbi të gjitha, por brenda shtëpisë dhuroi edhe të qeshura, dashuri, debate e lot.
https://www.youtube.com/watch?v=tEvTDdfruIk
Një tabu tjetër në edicionin e dytë të “Big Brother” u thye edhe nga Alby.
Ajo u gjykua si aktore e filmave për të rritur, por në shtëpinë më të madhe në vend shfaqi karakter të fortë si një grua që nuk dorëzohet para asgjëje dhe tregoi se çfarë nëne e mrekullueshme është.
https://www.youtube.com/watch?v=ekVCQZZKZRQ
Përpos tabuve, edicioni i dytë i këtij spektakli ka thyer edhe rekorde shikueshmërie, me ç'rast ka regjistruar në mbi 1 miliard shikime në të gjitha platformat e BBVK-së.
"Vëllai i Madh" ka sjellë në shtëpitë e të gjithëve edhe zhvillime të papritura që nga momenti kur nisi, në mesin e të cilave është edhe përjashtimi i Metit me zarf të zi.
https://www.youtube.com/watch?v=q8SCvVjwEBg
Dënim tjetër që erdhi së fundmi ishte edhe ai i treshes ku “Vëllai i Madh” për shkak të sharjeve që bënë Ganiu, Ylli dhe Besi, i dënoi ata duke i prangosur si dhe duke mos ua lejuar komunikimin me banorët e tjerë. Të tre nga ta ishin edhe në nominim kokë më kokë, por që votat e publikut e eliminuan nga gara, Besin.
https://www.youtube.com/watch?v=PuL_9xaTTig&t=2s
https://www.youtube.com/watch?v=xIC60vih-E0
Me plot komente përgjatë rrugëtimit dymujor në shtëpinë më të madhe në vend u përcoll edhe "Buci", emri i vërtetë i të cilit është Ylli.
Afërsia e tij me kandidaten tjetër të këtij spektakli, Santianën mori vëmendje të madhe.
https://www.youtube.com/watch?v=L-SXHmUTxxw
Hyrja e Veronës për vizitë të Buci si dhe letra që i erdhi Santianës nga i dashuri, ishin dy momente që sollën një kthesë në lojën e të dy banorëve.
https://www.youtube.com/watch?v=3Jxg6peW81s
https://www.youtube.com/watch?v=5uZHWgxTFz4&t=2s
Spektakli më i ndjekur në trojet shqiptare erdhi edhe me plot befasi.
Në këtë dymujor u organizuan dy martesa, njëra e çiftit Iliriana dhe Adri, dhe tjetra e Lindës dhe burrit të saj Big D.
Ëndrrat e çifteve diti t’i përmbush aq mirë, “Big Brother”, saqë atmosfera e krijuar në këto dy ahengje emocionoi pafund edhe të gjithë shqiptarët.
https://www.youtube.com/watch?v=RoD0HBSRYqY
https://www.youtube.com/watch?v=5mRAxCBxnIU&t=3s
Përpos martesave, edhe një dashuri e re lindi brenda mureve të kësaj shtëpie.
Pëlqimin ndaj njëri-tjetrit, Lumbardhi dhe Kaderi e përkthyen në një lidhje.
Ata dhuruan edhe puthjen e parë në "Big Brother VIP Kosova 2".
https://www.youtube.com/watch?v=BB5WUgrRADY
"Dashuria, lotët, emocionet, ballafaqimet", nuk përfundojnë këtu. Kjo pasi "Vëllai i Madh" do të vazhdojë t'ju mbajë para ekraneve edhe për një kohë duke ofruar një spektakël madhështor./Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.