Antonin Barak është skuqur në ndeshjen e Republikës Çeke kundër Turqisë në EURO 2024.
Ai u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 20 minutash lojë, duke u bërë lojtari që përjashtohet më së shpejti në histori të kësaj gare.
Madje ai këtë karton e mori pas dy të verdhëve, pasi që të parin e kishte pranuar nëntë minuta më parë.
Baraku ia theu rekordin e zi Eric Abidalit të Francës i cili në EURO 2008 qe skuqur në minutën e 24-të.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.