Lajmet e fundit

Një ndërtesë e cila gjendet në listën e trashëgimisë kulturore nën Mbrojte të Përkohshme të MKRS-së si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike në Prizren, Zonja Ndihmëtare, është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura nga organet e emergjencave dhe të sigurisë.
Ndërkaq në lidhje me djegjen e këtij objekti të trashëgimisë kulturore, ka reaguar organizata jo-qeveritare Ec Ma Ndryshe, njofton Klan Kosova.
Përmes një komunikate për media kjo organizatë tha se institucionet përgjegjëse ende nuk po gjejnë forma të përshtatshme për ruajtjen e objekteve apo asetet e përfshira në Listën e Trashëgimisë Kulturore.