Lajmet e fundit

Futbollisti më i mirë i Premier League sezonin e fundit, Riyad Mahrez, duket se ka vendosur që të largohet nga Leicester.
Zbulimi i madh i sezonit të shkuar dhe vendimtar në fitimin e titullit kampion, ka refuzuar kontratën e re të propozuar nga Dhelprat dhe i ka komunikuar agjentit të tij de klubit dëshirën për t’u transferuar në ndonjë klub më të rëndësishëm.
Gjithsesi, algjeriani ka ende 3 vjet në kontratën aktuale, ku merr rreth 2 milionë sterlina nësezon, por refuzimi i ofertës për dyfishim page është një sinjal i qartë, edhe pse trajneri Ranieri ditët e fundit deklaroi se vetëm Kante do të largohet nga yjet e sezonit të shkuar.