Edhe një person i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar në QKUK.
Ai iu nënshtrua një operimi dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Kështu deklaroi Klankosova.tv Naser Syla, drejtor i Emergjencës.
"Gjendja e pacientit të dytë është shumë e rëndë. Është ekzaminuar dhe iu ka nënshtruar një operimi", tha ai.
Klankosova.tv mëson se pacienti i takon nacionalitetit serb.
Dyshohet se ai është njëri nga pjesëtarët e grupit i cili sot tentoi ta grabiste furgonin e një kompanie të sigurimit që barte para.
Ngjarja ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme të qendrës tregtare Albi Mall, në Veternik të Prishtinës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.