Derisa numri i të shëruarve po e kalon atë të të infektuarve për të pestën ditë me radhë, në Kosovë kanë filluar të zbuten masat, por me paralajmërime që të mos relaksohen qytetarët pasi mund të ndodhë ndonjë valë e re infeksionesh.
Në vazhdën e largimit të karantinës për disa qytete të Kosovës edhe Banjës së Malishevës i është hequr karantina, njofton Klan Kosova.
Ky fshat është vendosur në karantinë gati një muaj më parë, përkatësisht me 6 prill të këtij viti. Ky vendim i ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë hynë në fuqi qysh sot.
Vendosja e karantinës për fshatin Banjë, kishte ndodhur pas konfirmimit të disa personave të prekur me Covid-19.
Me këtë rast Komuna e Malishevës, i falënderon të gjithë banorët e fshatit Banjë, për disiplinën e treguar për zbatimin e masës së karantinës.
Në fshatin Banjë, ishin regjistruar 26 raste të prekur me Covid-19, ndërsa 18 prej tyre janë shëruar plotësisht, në kurim e sipër janë dhe 7 persona, ndërsa një persona ka vdekur.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.