Lajmet e fundit

Njerëzit të cilët janë duke hequr dorë prej një nga veseve më të dëmshme për shëndetin, siç është pirja e duhanit, mund të jenë ende në rrezik të vuajnë nga gjendjet shëndetësore potencialisht të rrezikshme për jetën.
Edhe pse mendohet se pirja e një cigareje të vetme në ditë nuk ndikon në shëndet, efekti që ka mund të jetë drastik në mirëqenien e përgjithshme dhe mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës.
Nga studimi u vërejt se burrat që tymosnin një cigare në ditë ishin 48% më të rrezikuar për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës, ndërsa për femrat risku është 57% më i lartë.
Rreziku është i lartë edhe për goditjen në tru, ku meshkujt janë 25 % të rrezikuar ndërsa femrat 31 %. Pra, duhani është më i rrezikshëm për femrat se sa për meshkujt.
Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë pasojat që duhani sjellë, duke vendosur të heqin dorë përfundimisht prej tij, shkruan shendeti.com.al. Pirja e duhanit mund të ketë një ndikim drastik të dëmshëm në shëndet, duke prekur çdo gjë, nga qarkullimi i gjakut, deri te zemra, truri, mushkëritë etj.