Lajmet e fundit

Milan do të provojë ta transferojë futbollistin meksikan, Hirving Lozano, sipas Tuttosport.
Përfaqësuesi i Meksikës ka ngjallur interesim anëekënd Evropës pas performancave të tij të mira për PSV-në dhe Meksikën.
Kështu, mes këtyre klubeve interesim ka shprehur edhe skuadra Kuq e Zi, që i është afruar agjentit të tij, Mino Raiola, për të parë mundësinë e transferimit të meksikanit.
Siqoftë, Lozano ka kontratë me gjigantin nga Holanda deri më 2023, andaj Milan duhet të përgatitet për një ofertë të majme.