Lajmet e fundit
Roma nuk kanë marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Europës, por prapë në xhiron tjetër ka kaluar si lider

Roma, që tashmë e kishte siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europa League, ka barazuar 0:0 me Astra Giurgiu në ndeshjen e fundit e vlefshme për Grupin E.
Dyja skuadrat kishin rastet e veta, por që nuk arritën të dërgojnë topin në portat kundërshtare.
Përveç Romës që kualifikohet si lider, nga Grupi E është kualifikuar edhe Astra Giurgiu, kjo falë Viktoria Plzen, që e mundi Austria Wien me rezultat 3:2.