Lajmet e fundit

Liverpooli i është bashkuar garës për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukokos.
17-vjeçari ka shkëlqyer për Bletat që prej largimit të Erling Haalandit në drejtim të Manchester Cityt gjatë verës.
Ai ka kontribuuar gjithsej me gjashtë gola e katër asistime në stinorin aktual.
Marrëveshja aktuale e tij me Dortmundin është valide deri në qershor të vitit të ardhshëm, e që shumë klube po planifikojnë ta marrin si transferim të lirë.
Mirëpo, i riu ka bërë të ditur që synon të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me Dortmundin.