Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar sot një dokument kryeministrit Albin Kurti, në bazë të cilit ky subjekt politik potencon se duhet të jetë pozicioni i ekzekutivit lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klankosova.tv.
Në mesin e pikave të kësaj oferte që LDK-ja i ka bërë Kurtit është edhe "Mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës".
Mirëpo, kur përmendet çështja e kufijve, LDK ia ka huqur pasiqë në vend të fjalës “precedent” e ka përdorur atë “president”.

“Ndryshimi i kufijve kudo në këtë pjesë të Evropës do të vendoste një president të rrezikshëm”, thuhet mes tjerash në të, transmeton Klankosova.tv.
Ditë më parë ishte Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila kishte bërë një postim në Twitter i cili ishte karakterizuar me një anglishte të paqartë dhe me shumë gabime.
https://klankosova.tv/mpj-ja-denon-arrestimin-e-gazetarit-opozitar-bjellorus-e-paqarte-anglishtja-ne-postim-1/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.