Edhe kryeministri Albin Kurti ka uruar Kombëtaren e Kosovës, pasi arritën të siguronin vend në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ai i uroi për lojën dhe fitoren fantastike ndaj Islandës, që rezultoi deri në këtë rezultat, transmeton Klankosova.tv.
“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur. Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin”, ka shkruar Kurti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.