Si çdo të diel edhe sot emisioni “Shija e Anës” vjen me të ftuar të cilët na mbushin vetëm me energji pozitive.
Kësaj radhe mysafir është aktori, talenti dhe komedianinnga Ulqini, Bashkim Alaj.
Bashkimi nuk është edhe fytyrë e panjohur për publikun kosovar, pasi ai së fundi është bërë pjesë e serialit “ O sa mirë “ ku pikërisht luan rolin e ulqinakut.
Gjatë intervistës, u fol edhe per stand up komedi që ai i ka realizuar disa herë. Ai gjatë bisedës zbuloi se së fundmi personazhin që më së shumti e imiton është kryeministri Albin Kurti.
Ai, Kurtin e paraftyron si një qytetar që lëshon me qira dhoma për pushuesit gjatë verës në Ulqin ku përmend ofertat për pushuesit me frazat “edhe kemi dhoma, edhe s’kemi”.
Nëse dëshironi të shkriheni së qeshuri dhe ta shihni imitimin e plotë të tij klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=WbGjs1OeWrs
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.